Bota

Mjekët grekë kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata e Strasburgut refuzon kërkesën e tyre për pezullimin e ligjit të

9 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA
Mjekët grekë kundër vaksinimit të detyrueshëm, Gjykata

STRASBURG– Kërkesa e 30 mjekëve grekë për të pezulluar vendimin e qeverisë greke për vaksinim të detyrueshëm kundër covid-19 është refuzuar nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut, gjatë një vendimi të marrë dy ditë më parë.

30 mjekët grekë paraqitën 2 padi me 2 shator. Ata po protestojnë kundër vaksinimit të detyrueshëm, si kusht për të vazhduar normalisht kryerjen e detyrave të tyre.

Mjekët, pas një vendimi të ndërmjetëm bënë thirrje për pezullimin e ligjit dhe iu drejtuan Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, e cila hodhi poshtë kërkesën e tyre më 7 shtator.

Gjykata tha se aplikuesit nuk përballen me një rrezik real të dëmit të pakthyeshëm ndaj edhe nuk mund të ketë një vendim të ndërmjetëm pezullimi.

Mbi 6 mijë mjekë e infermierë janë pezulluar në Greqi për shkak të refuzimit të vaksinës.

Në prill të këtij viti Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi pro vendimit që vaksinimet e detyruara të konsiderohen të ligjshme.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 30 mjeke greke kunder vaksinimit te detyruar refuzohet kerkesa e mjekeve greke 30 mjeke greke kunder vaksinimit te detyruar refuzohet kerkesa e mjekeve greke

Sondazh

Poll