Politike

U shpall ‘non grata’ nga DASH! Berisha përjashtohet nga grupi parlamentar i PD, Basha: Përkohësisht, sa të zbardhet në

9 Shtator 2021, 15:57 Nga DOSJA
U shpall ‘non grata’ nga DASH! Berisha përjashtohet nga grupi

TIRANË– Lulzim Basha ka marrë një vendim! Do të përjashtojë përkohësisht, deri në zbardhjen e të vërtetës, liderin historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha nga grupi parlamentar. Lëvizjet në selinë blu të Partisë Demokratike nisën rreth orës 18:00 të pasdites në një mbledhje Kryesie që në dukje ishte e thjeshtë, në kuadër të koordinimit për nesër, ditë kur fillon Kuvendi. Por nuk ndodhi kështu!

Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi nënkryetarët, kreun e grupit parlamentar dhe drejtuesit politikë të qarqeve gjatë fushatës, për të njoftuar pas dy orësh nga zyra e tij se Berisha nuk do të ishte më pjesë e grupit të tyre. Vendimi, sipas Bashës, u mor për të shmangur sulmet ndaj PD-së lidhur me këtë çështje, duke shtuar se edhe vetë është prekur emocionalisht, por vendimin e ka marrë në të mirë të demokratëve dhe shqiptarëve. 

Teksa dolën të gjithë të heshtur  pas mbledhjes që zgjati për më shumë se dy orë, Flamur Noka tha para gazetarëve nga selia blu se vendimi është individual i Lulzim Bashës dhe nuk është konsultuar me askënd. Sipas Nokës, ky është një mohim i historisë së PD-së dhe kjo do të thotë që të mohosh suksesin e kësaj force politike. Por edhe Bujar Leskaj nuk e kurseu ironinë me kreun e PD-së duke përmendur censurë nga Basha. Të tjerë deputetë që dolën kundër vendimit të Bashës ishin Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi.

Ndërkohë që pro ishin disa deputetë si Agron Gjekmarkaj, Dashor Sula si dhe Kreshnik Çollaku, të cilët nënvizuan ky ishte nje vendim i detyruar dhe Lulzim Basha bëri zgjedhjen e drejtë pasi marrëdhëniet me SHBA ishin jetike për demokratët

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kryesia e pd 9 shtator 2021 kryesia e pd 9 shtator 2021

Sondazh

Poll