Politike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga Meta: Mos dekreto Ramën, Margaritin, Kumbaron dhe Ulsi Manjën

9 Shtator 2021, 08:10 Nga DOSJA
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga Meta: Mos dekreto

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon nga presidenti Ilir Meta që tëmos dekretojë Edi Ramën si kryeministër, Elva Margaritin si ministre kulture, Ulsi Manjën si ministër drejtësie dhe Mirela Kumbaros. Teksa ndodheshin përballë institucionit të presidencës, Adriana Kalaja, përfaqësuesja e aleancës u shpreh se Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kushtetuën, njëjtë dhe ministrja Margariti. Ndërsa për Ulsi Manjën, Kalaja thotë se ai ka qënë i përfshirë në përgjime që kishin të bënin me vjedhjen e votës.


Edi Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme kushtetutën. Me urdhër të tij është miratuar një VKM anti kushtetues. Në nuk mund të pranojmë që të dekretohet një kryeministër që nuk njeh kushtetën dhe ligjin. Ky shtetas në pozicionin e kryeministrit duhet të shkojë përpara drejtësisë. Për t’jua bërë më dije dhe juve, Margariti jo vetëm që ka propozuar VKM për transferimin e Teatrit Kombëtar, ju e dini se kur ne shkuam në dyert e ministrisë për të kërkuar vendimin, jo vetëm që na u mbyllën dyert por ministrja nuk ka pranuar që të tregojë vendimin e gjykatës. Ajo ka propozuar një VKM të re, të transferimit të truallit të teatrit. Ministrja vazhdon të komsumojë vepra penale, që në mënyrë të dukshme është një ministre që ka shkelur në mënyrë flagrante kushtetutën. Kemi kërkuar dhe mosdekretimin e Mirela Kumbaros. Kemi kërkuar dhe mosdekretimin e Ulsi Manjës, pasi doli në përgjime për vjedhje të votës në zgjedhje. Ne mendojmë se qeveria e re që duhet dekretuar duhet të jetë në respekt të Kushtetutës dhe ligjit.’-është shprehur Kalaja përballë gazetarëve.

Tashmë shkresa e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, ka mbërritur në tryezën e Metës. Partia Socialiste kërkon që Edi Rama të mandatohet si kryeministër i Shqipërisë.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriana kalaja aleanca per teatrin edi rama elva margariti mirela kumbaro ulsi manja adriana kalaja aleanca per teatrin edi rama elva margariti mirela kumbaro ulsi manja

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...