Politike

Kuvendi nis me surpriza! Dy seanca plenare ditën e nesërme, çfarë parashikohet në kalendar

9 Shtator 2021, 09:03 Nga DOSJA
Kuvendi nis me surpriza! Dy seanca plenare ditën e nesërme,

TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë do të nisë punimet ditën e nesërme në një format ‘interesant’. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se seanca e nesërme plenare do të ndahet në dy pjesë. Fillimisht Kuvendi do të mblidhet në orën 10:00 e më pas në 17:00.

Në seancën e orës 10:00 do të ngrihet Komisioni për Verifikimin e Mandateve, ndërsa në seancën e pasdites, pritet të betohet kryetari i Kuvendit dhe 140 deputetët e rinj. 

Por çfarë pritet nesër të ndodhë? Që pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe fitores së kryeministrit Edi Rama dhe socialistëve, opozita rikthehet humbëse për herën e tretë në Kuvend.

Pas caktimit të qeverisë së re, vëmendja është kthyer tek ish-kryeministri Sali Berisha, të cilit iu kërkua nga SHBA të mos hyjë në Kuvend. Por Berisha ka vendosur të kundërtën. Ish-kryeministri pritet të jetë në Parlament, ndërsa me kërshëri pritet qëndrimi i Lulzim Bashës, i vetmi që nuk është shprehur publikisht prej javësh për këtë çështje.

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seanca plenare 10 shtator 2021 seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...