Politike

Më 22 shtator vuloset fati i Llallës, ish-kryeprokurori i shtruar në spital, kërkoi pafajësi dhe rikthim për gjykim përme

9 Shtator 2021, 10:25 Nga DOSJA
Më 22 shtator vuloset fati i Llallës, ish-kryeprokurori i shtruar

TIRANË– Më 22 shtator do të vuloset fati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Pas katër orësh seancë, trupa e Gjykatës së Posaçme të Apelit ka vendosur që të shtyjë seancën për dhënien e vendimit më 22 shtator, ditë kur do të mblidhen sërish. Vetë ish-kryeprokurori nuk ishte prezent në seancë, pasi sipas avokatit të tij, Sokol Hazizaj, është sëmurë në gjendje të rëndë dhe ndodhet në regjim spitalor, gjë që është vërtetuar me anë të një akt ekspertize të lëshuar nga vetë mjeku.

Hazizaj kërkoi pafajësi për Llallën ose rikthimin për gjykim të çështjes sërish në Shkallën e Parë por me një tjetër trupë gjykuese, kërkesa që u rrëzuan nga trupa gjykuese. Në seancë ndodheshin edhe ndërkombëtarët, kryesisht të Ambasadës Amerikane të cilët kanë vëzhguar gjithçka. Në përfundim të seancës, avokati Hazizaj tha se uron që Gjykata e Apelit të korigjojë vendimin e Shkallës së Parë, të cilin e konsideron gabim fatal. Ai shtoi edhe se në të kundërt, besimi tek drejtësia do të humbasë.

Ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ka ankimuar dënimin me 2 vite burg në Shkallë të Parë për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Gjykata urdhëroi kërkesën për konfiskim të gati 22 mijë metrave katrorë truall dhe një apartamenti në Durrës dhe aprovoi si dënim shtesë edhe mohimin për të marrë funksione publike për pesë vite.

Ish-kryeprokurori u shpall fajtor nga GJKKO për fshehjen e shpenzimeve për familjarët e tij në Gjermani në vlerën e 7050 eurove, fshehjen e shpenzimeve për lindjen e djalit në Amerikë në vlerën e 7700 dollarëve si dhe shpenzimet për ndërtimin e katit të 3 të banesës së tij.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur adriatik llalla adriatik llalla merret i pandehur

Sondazh

Poll