Politike

Pas 2 vitesh mungesë, opozita kthehet nesër në parlament! PD mbledh pak para seancës deputetët, Rama i “mbylli detyrat”

9 Shtator 2021, 15:18 Nga DOSJA
Pas 2 vitesh mungesë, opozita kthehet nesër në parlament! PD

TIRANË- Nesër nis Kuvendi! Partitë politike do të kthehen nga pushimet e verës për të nisur legjislaturën e re, duke ndezur “motorët” për t’u përballur me njëri-tjetrin në sallë. Teksa numërohen orët e fundit të mbledhjes së parë, mesazhet e fundit po shpërndahen me gjasa nga krerët e partive. Direktivat kryesore kryeministri Edi Rama i dha dy ditë më parë, më 7 shtator, duke mbledhur sekretarët e rinj të Partisë Socialiste, grupin parlamentare dhe numrin dy të PS-së, Damian Gjinknurin. 

Ndërkohë që Partia Demokratike ka vendosur që mesazhet të jenë sa më të frekëta për atë që e cilëson si “luftën” me maxhorancën, për atë që quan ‘masakra zgjedhore’. Nesër demokratët pritet që të zhvillojnë një takim në seli, për të marrë mesazhet më të fundit nga Kryesia, e më pas do të drejtohen për në Kuvend. Edhe pse PD vjen me figura të tjera, sërish duket se sytë do të jenë nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ka premtuar betejë me Ramën. 

E garantoj Edi Ramën se do të ketë një opozitarizëm që do t’i duken lule ato që kanë qenë më parë,”-u shpreh ai në një intervistë televizive pak ditë më parë. Ndërkohë që selia blu është shprehur qartë se do të nisë menjëherë të kërkojë një sërë ndryshimesh ligjore përfshirë edhe marrëveshjen kushtetuese të vitit 2008 mes Ramës dhe Berishës. 

Ndërkohë që deri më tani nuk është bërë me dije asgjë nga dy partitë e tjerë. As LSI dhe as PSD-ja e Tom Doshit, i cili nuk do të jetë në sallë, nuk kanë bërë me dije asnjë detaj lidhur me çështjet ku do të fokusohen më së shumti. Secili me nga 4 dhe 3 deputetë në sallë, nuk mund të formojnë një grup parlamentar të ndarë. Megjithatë vështirë së ka mundësi për “bashkim forcash” mes tyre. Por për LSI ka dhe një mundësi tjetër! Grupi parlamentar që pritet të formojnë aleatët e PD-së, që sipas tyre ndodh vetëm për lehtësi fjale në Kuvend. Megjithatë nuk dihet nëse ata pranojnë LSI-në në përbërjen e tyre. Të gjitha i zbulojmë nesër e në vazhdim…

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama lulzim basha monika kryemadhi seanca plenare 10 shtator 2021 edi rama lulzim basha monika kryemadhi seanca plenare 10 shtator 2021

Sondazh

Poll