Politike

Ankimuan sanksionet për mosdorëzimin e raporteve financiare, KAS fal gjobat për dy parti, të tjerave ‘u zbut’ vl

9 Shtator 2021, 09:08 Nga DOSJA
Ankimuan sanksionet për mosdorëzimin e raporteve financiare, KAS fal

TIRANË– Komisioni për Ankesat dhe Sanksionet ka zbutur gjobat e vendosura më herët ndaj partive politike joparlamentare, të cilat nuk dorëzuan në kohë pasqyrat financiare për vitin 2020. Në mbledhjen e zhvilluar sot, të nisur në orën 10:00, KAS vendosi vendosi heqjen e sanksionit administrativ ndaj Partisë së Minotitett Etnik Grek për të Ardhmen dhe ndaj Partisë Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, duke pranuar ankesën e tyre.

KAS argumentoi se një pjesë e partive politike të vogla nuk kanë dorëzuar asnjëherë raporte vjetore të pasqyrave të tyre financiare, duke shfrytëzuar paqartësinë ligjore. Për 18 partitë e tjera që u gjobitën u vendos ulja e gjobave në 50 mijë dhe 65 mijë lek. Pas zgjedhjeve të 25 prillit, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi gjobiti 106 parti, përgjithësisht me 1 milion lek gjobë për tejkalimin e afatit, të përcaktuar si 31 marsi i këtij viti për dorëzimin e pasqyrave financiare.  

20 prej këtyre partive iu drejtuan Komisionit për Ankesa dhe Sanksione me kërkesën për rrëzimin e gjobës. Ankues ishin Partia Aleanca Demokristiane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Partia Balli Kombëtar, Partia Ora e Shqipërisë, Partia Bashkimi Demokrat, Partia Balli Kombëtar Demokrat, Partia Kombëtare Konservatore Albania, Partia Bashkimi Popullor i Pensionistëve Shqiptarë, Partia Demokracia e Re Europiane, Partia Emigracioni Shqiptar, Partia Lëvizja Demokratike e Shqipërisë, Partia Aleanca Maqedonasve për Integrim Europian, Partia Lëvizja Demokratike për Ndryshim, Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman Shqiptar, Partia e Gjelbër, Partia e Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Partia për Zhvillim Kombëtar, Partia Popullore Kristiandemokrate e Shqipërisë dhe Partia Uniteti Kombëtar.

Një ditë më parë, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvilloi seancën e shqyrtimit paraprak për verifikimin e elementëve të formës dhe përmbajtjes së kërkesave ankimore. Dje u vendos kalimi për shqyrtim të 12 kërkesave ankimore për ditën e sotme. Kërkesat ankimore kishin si objekt “Kundërshtimi i vendimit të KSHZ, “Për dorëzimin e raporteve vjetore financiare të partive politike për vitin kalendarik 2020 dhe sanksionet për mosdorëzimin e tyre”.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike kas 9 shtator 2021 kas per kerkesat ankimore kas 9 shtator 2021 kas per kerkesat ankimore

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...