Politike

‘Nuk do lëvizni nga atdheu’/ Rama ‘i ngazëllyer’, ndan lajmin për të rinjtë: Vjen në Shqipëri shkolla e famshme,

9 Shtator 2021, 10:02 Nga DOSJA
‘Nuk do lëvizni nga atdheu’/ Rama ‘i

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë të rinjtë. Duke e nisur njoftimin e tij me ‘lajm i mirë’, kryeministri njofton se në Shqipëri ka mbërritur shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School. Rama shkruan në ‘Instagram’ se do të hapet një kapitull tjetër në edukimin e të rinjve me teknologjinë, ndërsa do të sigurohet një punësim cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe.

POSTIMI:

“LAJM I BUKUR PËR TË RINJTËNë vazhdën e përpjekjes për të çelur një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë, duke krijuar kushte e mundësi që #Shqipëria2030 të jetë kampione në rajon për hapësirën digjitale dhe t’ju sigurojë të rinjve perspektivën e një punësimi cilësor në tregun global të botës online, pa qenë fare të detyruar të lëvizin nga vendbanimi i tyre në atdhe, sapo ka ardhur në vendin tonë shkolla e famshme e Silicon Valley, Holberton School, e cila ka hapur edhe faqen e aplikimeve nga Shqipëria. Mandati i Tretë do të jetë faza e kalimit drejt një niveli krejt tjetër në edukimin digjital për fëmijët e të rinte”.

 

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...