Sport

Solskjaer: Alexis Sanchez është si një shishe ketchup-i

18 Shkurt 2019, 14:32 Nga DOSJA
Solskjaer: Alexis Sanchez është si një shishe ketchup-i

Vështirësitë e kilianit Alexis Sanches me Manchester United mund të përfundojnë me një shpërthim sipas trajnerit të tij Ole Gunnar Solskjaer.

Solskjaer e ka krahasuar shpërthimin e Sanchezit sikur të presësh ketchup-in të dalë nga shishja.

Forma e tij e tanishme është pak a shumë si një shishë ketchup-i, ku ti e shtrydh e shtrydh dhe nuk del asgjë, ama kur të dalë do vijë e gjitha njëherësh.

Ai është shumë i talentuar, por patjetër ka shumë gjëra që mund të ulemi dhe të bisedojmë për performancat e tij të cilat janë jashtë standarteve të vet lojtarit.

Nëse ai do e gjente atë gol jam shumë i sigurt se besimi dhe konfidenca e tij do të rriteshin. Unë besoj se kjo është arsyeja e periudhës së dobët të tij me United, pasi ne e dimë se ai është një lojtar shumë i mirë.

United po përgatitet për përballjen që ka me Chelsea në FA Cup e cila është sot me 18 shkurt në orën 20:30 dhe Solskjaer beson se kiliani do kthehet në formën e tij më të mirë dhe shpreson që ky ndryshim të vijë sa më shpejt.

Na duhet çdo lojtar të jetë në formën e tij më të mirë, kemi përballë skuadra të standarteve të larta kështu që na duhen lojtarë si Sanchez që të bëjnë diferencën.

 

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport alexis sanchez chelsea manchester united manchester united solskjaer alexis sanchez chelsea manchester united manchester united solskjaer

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 15:53

Gattuso kërkon fitore me Atalantën

Milanin e pret një sfidë e vështirë me Atalantën, ndeshja e cila është e vlefshme për javën e 24 në Seria A.Atalanta e ka provuar veten si një kundështar i rrez...

Sport 16 Shkurt 2019, 14:40

Performancat e mira i rrisin pagën koreanit Son

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, nuk ka qenë pjesë e ekipit përgjatë 6 ndeshjeve të fundit për shkak të dëmtimeve. Kapiteni do të qëndrojë jashtë fushave edhe ...