Sport

Gattuso kërkon fitore me Atalantën

16 Shkurt 2019, 15:53 Nga DOSJA
Gattuso kërkon fitore me Atalantën

Milanin e pret një sfidë e vështirë me Atalantën, ndeshja e cila është e vlefshme për javën e 24 në Seria A.

Atalanta e ka provuar veten si një kundështar i rrezikshëm pasi këtë sezon ka arritur t’i shkaktoj probleme skuadrave të mëdha si Roma, Juventus e Inter.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, ka thënë se fitorja me Atalantën do ishte një fitore shumë e rëndësishmë për kuqezinjtë.

Është një takim shumë i rëndësishëm dhe po aq të rëndëishme janë tri pikët, por edhe nëse marrim maksimumin përsëri do të jetë një rrugë e gjatë për tu rikthyer në Ligën e Kampionëve.

Atalana është një kundërshtar i rrezikshëm, vrapojnë shumë dhe kanë tri vite që luajnë së bashku disa lojtar dhe bëjnë futboll të bukur.

41-vjeçari e ka ndryshuar fillozofinë e Milanit, ku ndërkohë ka folur dhe për atë që pret nga lojtarët e tij.

Ne kemi një filozofi që në çdo ndeshje kërkojmë maksimumin e pikëve. Fizikisht jemi mirë dhe kjo ka rëndësi.

Ndaj Atalantës duhet të shpenzojmë shumë energji pasi ata nuk ndalen për asnjë moment. Na nevojitet një ndeshje e rëndësishme në nivelin fizik dhe teknike për të marrë atë që duam.

Ndeshja zhvillohet sot në orën 20:30 në stadiumin e Atalantës ‘Atleti Azurri’.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport atalanta-milan gennaro gattuso seria a atalanta-milan gennaro gattuso seria a

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 14:40

Performancat e mira i rrisin pagën koreanit Son

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, nuk ka qenë pjesë e ekipit përgjatë 6 ndeshjeve të fundit për shkak të dëmtimeve. Kapiteni do të qëndrojë jashtë fushave edhe ...

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...