Sport

Marcelo e humbi vendin si startues në ndeshjen me Barcelonën

16 Shkurt 2019, 11:47 Nga DOSJA
Marcelo e humbi vendin si startues në ndeshjen me Barcelonën

Trajneri dhe ish lojtari i Real Madrid, Santiago Solari, u vendos në krye të Real Madridit në fund të tetorit pas largimit të Julen Lopetegui pasi ky i fundit humbi me rezultatin 5-1 kundër rivalëve të përjetshëm të Barcelonës.

Trajneri besonte se Marcelos i duheshin minuta dhe konfidencë, duke i dhënë kështu ndeshje ku ai nuk duhej të punonte shumë në vijën e mbrojtjes.

Por tani gjërat kanë ndryshuar. Solari ka pritur për rikthimin e Marcelos në formën e tij më të mirë, por pak nga pak spanjolli ka humbur besimin tek braziliani.

Ai e humbi vendin në formacionin e parë kundrejt spanjollit Sergio Reguilon në LaLiga Santander.

Pavarsisht kësaj Marcelo vazhdoi të merrte minuta, kryesisht në Kupën e Mbretit.

Ai është më i miri i dekadës së fundit, e meritonte vendin në formacion. Por tani ai ka nevojë të kthehet në formën e tij të mëparshme. 

Performanca e plotë në atë ndeshje kundër Barcelonës nuk ishte në nivelin e pjesës tjetër të lojtarëve në ekip dhe trajneri nuk u bind nga braziliani.

 Pas El Clasico, dy ndeshjet e ardhshme ishin kundër Atletico dhe Ajax dhe Solari vendosi të startojë spanjollin Reguilon i cili tashmë është kthyer në startues për ekipin.  

Marcelo e ka humbur vendin e parë në formacion si pasojë e performancës së dobët me Barcelonën në ndeshjen e parë në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport marcelo real madrid santiago solari marcelo real madrid santiago solari

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...

Sport 15 Shkurt 2019, 14:23

Tottenham i vihet pas futbollistit te Sampdorias

Skuadra londineze po përgatitet që e njëjta situatë të mos i ndjekë edhe gjatë afatit kalimtar të ardhshëm.Ata janë takuar me përfaqësuesit e Sampdorias gjatë s...