Sport

Juventusi dërgon agjentët në Amsterdam për të nënshkruar me de Ligt

16 Shkurt 2019, 14:37 Nga DOSJA
Juventusi dërgon agjentët në Amsterdam për të

Barcelona e cila kërkon që të bashkojë Matthijs de Ligt me blerjen e tyre më të re, Frenki de Jong, sipas informacioneve në Itali besohet se Juventusi ka dërguar agjentin e tyre në Hollandë për të nënshkruar më mbrojtësin e ri.

Nuk janë vetëm katalunasit që kanë rënë në ‘dashuri’ me hollandezin. Italianët po mendojnë seriozisht për të përforcuar linjën e mbrojtjes duke sjellë 19 vjeçarin në Torino.

Djali i Artë i vitit të kaluar u vëzhgua nga agjenti Paratici gjatë ndeshjes që Ajax luajti kundër kampionëve të Champions League, Real Madrid.

De Ligt i la përshtypje shumë të mira agjentit Italian, i cili më pas u ul me bordin drejtues të klubit hollandez për të dikskutuar mbi mundësinë e tranferimit të lojtarit në Torino.

Raportohet gjithshtu se bisedimet janë shtrirë dhe më vonë pasi Paratici ka kontaktuar Edwin van der Sar në telefon, i cili është menaxheri kryesor i klubit të Ajax, sipas Tuttosport.

De Ligt e ka vizituar më parë klubin Italian verën e kaluar dhe Juventusi është një nga klubet e tij të preferuara.

Por 19 vjeçari ka si qëllim të luaj më shokun e tij të ekipit, Frenkie de Jong, i cili ka nënshkruar me Barcelonën dhe do bashkohet me ta në fund të këtij sezoni.

Klubi katalanas synon ti bëjë bashkë dy hallondezët, por gjithashtu ata kanë nënshkruar me 19 vjeçarin francez Tobido, për t’ia shtuar listës së mbrojtësave si Pique, Umtiti, Lenglet, Vermaelen dhe Murrillo.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport barcelona juventus matthjis de ligt barcelona juventus matthjis de ligt

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...