Sport

Kovac: Nuk mund të lejojmë gabime në mbrojtje kundër Salah, Firmino dhe Mane

16 Shkurt 2019, 13:16 Nga DOSJA
Kovac: Nuk mund të lejojmë gabime në mbrojtje kundër Salah,

Bayern Munich si rrallë herë, duket se këtë vit ka pasur probleme në fazën mbrojtëse.

Gjigantët e Bundesligës u gjendën dy herë mbrëmë në disavantazh, para se të merrnin fitoren 3-2 në udhëtim te Augsburgu.

Kjo ishte ndeshja e gjashtë në vitin 2019 për Bayernin, në të gjitha ka pësuar të  paktën një gol dhe kjo e shqetëson trajnerin, Niko Kovac, para takimit me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve.

Këto gabime në mbrojtje nuk mund të na ndodhin ndaj Liverpoolit.

Nëse lojtarët e mi sillen kështu ndaj Liverpoolit, sidomos me tre sulmuesit atje (Mohamed Salah, Sadio Mane dhe Roberto Firmino), atëherë do të gjendemi në një situatë shumë të rrezikshme, në çdo minutë.

Kjo është arsyeja pse secili futbollist duhet të marrë përgjegjësi dhe të veprojë në mënyrë të disiplinuar.

Liverpool dhe Bayern Munich përballen më datë 19 shkurt në orën 21:00 për një vend në çerekfinalet e Champions League.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport champions league liverpool-bayern munich niko kovac champions league liverpool-bayern munich niko kovac

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...