Sport

Performancat e mira i rrisin pagën koreanit Son

16 Shkurt 2019, 14:40 Nga DOSJA
Performancat e mira i rrisin pagën koreanit Son

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, nuk ka qenë pjesë e ekipit përgjatë 6 ndeshjeve të fundit për shkak të dëmtimeve. Kapiteni do të qëndrojë jashtë fushave edhe për disa javë.

Ndërkohë barrën për ta udhëhequr Tottenham drejt fitoreve e ka marrë koreani Heung-Min Son.

26-vjeçari ka shënuar në katër ndeshjet e fundit radhazi si dhe ka bërë asistime për fitoret e Spurs.

Këto paraqitje të mira i kanë siguruar koreano-jugorit një rritje rroge.

Son kishte një kontratë deri në korrik të vitit 2023 ku merrte 5 milion euro në sezon.

Por tani mediat angleze kanë konfirmuar se Spurs kanë vendosur që t’ia ngrejnë pagën Sonit deri në tetë milionë euro në sezon.

Ky vendim i klubit vjen edhe për ta shmangur një largim të mundshëm të koreanit në drejtim të skuadrave më të mëdha.

Son iu bashkua Tottenhamit në vitin 2015 nga Bayer Leverkusen për 30 milionë euro.

Në 172 ndeshje zyrtare me fanellën e Spurs, koreani ka shënuar 63 gola dhe ka bërë 35 asistime.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport harry kane heung min son premier league tottenham hotspur harry kane heung min son premier league tottenham hotspur

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...