Sport

Anderson: Zëvendësimi i Messit do jetë më i vështirë se ai i Ronaldos

18 Shkurt 2019, 14:08 Nga DOSJA
Anderson: Zëvendësimi i Messit do jetë më i

Pas një interviste për Goal, ish futbolisti i Barcelonës, Sonny Anderson,  ka thënë se i vetmi lojtar në planet i cili mund të fitojë një ndeshje me forcat e veta është Lionel Messi.

Sipas tij, zëvëndësimi i Messit në ekipin e Barcelonës do jetë jashtëzakonisht i vështirë, madje akoma më i vështirë se zëvëndësimi i fenomenit brazilian, Ronaldo.

Ish sulmuesi i blaugranëve, Anderson, i cili erdhi në Camp Nou në vitin 1997 për të zëvëndësuar bashkkombasin e tij Ronaldo, nuk arriti kurrë të shpëtonte nga hija e suksesit të paraardhësit të tij.

Është e komplikuar, pasi për mua u pagua një shifër më e lartë nga çfarë u pagua për Ronaldon, kështu që tifozët e Barcelonës prisnin një performancë të njejtë nga unë.

Ronaldo ishtë një lojtar unik, dhe tifozët e Barçës nuk dinin shumë për mua pasi vija nga Ligue 1 në Francë.

Pasi Messi të mbyllë karrierën e tij me Barcelonën, lojtari i cili do marrë numrin 10 do e ketë akoma më të vështirë të zëvëndësojë argjentinasin nga çfarë e kisha unë për të zëvëndësuar Ronaldon.

Kampionët spanjoll po përgatiten për një përballje në Champions League me Lyon, ekip për të cilin ka luajtur dhe ish lojtari i Barcelonës, Anderson.

Messi ka qëndruar jashte fushave për një sasi të konsidereshme ndeshjesh për Barcelonësn këtë sezon, ku më e rëndësishmja ishte ajo në përballjen me Real Madrid në gjyshmëfinalen e Kupës së Mbretit e cila u nda me rezultatin 1-1.

B.N/dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport lionel messi lyon barcelona real madrid barcelona ronaldo fenomeni ronaldo messi sonny anderson lionel messi lyon barcelona real madrid barcelona ronaldo fenomeni ronaldo messi sonny anderson

Sondazh

Poll

Sport 16 Shkurt 2019, 15:53

Gattuso kërkon fitore me Atalantën

Milanin e pret një sfidë e vështirë me Atalantën, ndeshja e cila është e vlefshme për javën e 24 në Seria A.Atalanta e ka provuar veten si një kundështar i rrez...

Sport 16 Shkurt 2019, 14:40

Performancat e mira i rrisin pagën koreanit Son

Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, nuk ka qenë pjesë e ekipit përgjatë 6 ndeshjeve të fundit për shkak të dëmtimeve. Kapiteni do të qëndrojë jashtë fushave edhe ...

Sport 16 Shkurt 2019, 11:18

Milani vihet në gjurmët e një tjetër polaku

Krzysztof Piatek ka lënë shije të mirë te ekipi i Milanit, duke i bindur këta të fundit se kanë bënë blerjen më të mirë kohët e fundit. Polaku e ka treguar vete...