Politike

“Më dëgjo mua, jo ata doktorët”/ Feziu nuk duron, ngre zërin ndaj Cakos: Mos mi fyej të ftuarit! S’po matim budal

8 Shtator 2021, 22:31 Nga DOSJA
“Më dëgjo mua, jo ata doktorët”/ Feziu nuk duron,

TIRANË– Botuesi dhe konspiracionisti Alfred Cako është shprehur kundër përdorimit të vaksinave anti-COVID, duke renditur sipas tij të gjitha arsyet se përse të gjithë duhet që të jenë kundër. Në emisionin Opinion, Cako është përplasur me drejtuesin e emisionit, Blendi Fevziu, duke thënë se askush nuk ka bërë më shumë se ai për të informuar qytetarët për COVID-19, ndërkohë që u është drejtuar dhe të ftuarve duke përdorur një komunikim joetik për ekranin. Pasi e ka këshilluar disa herë, moderatori Blendi Fevziu ka ngritur zërin, duke i kërkuar që të kontrollojë fjalorin. 

PJESË NGA BISEDA:

Cako: Jam kundër vaksinës me detyrim, jama kundër diktaturës globale dhe diktaturës që kërkon të ndërhyjë në trupat e njeriut. Argumenta të jap unë sa të duash. Bill Gates në shumë intervista kanë shprehur mendimet e tyre se bota është e mbipopulluar. Kjo nuk është pandemi. Është armë biologjike se ka 4 mln të vdekur. Kjo nuk është vaksinë por terapi genesh. Këta mjekët nuk e dinë fare. Prodhojnë proteinë sintetike. Por kjo është vetë problemi. Doktor Sallabanda nuk flas fare me të se për mua nuk vlen as dy lekë.

Feviu: Jo, mos fyej njeri. Jep argumentat e tu. Të tjerët të japin të tyret.

Cako: Pse vaksinojnë studentët dhe fëmijët? S’ka vdekur asnjë. Vaksinat janë të mbushuara me sëmundje. Plani i elitës nuk ka funksionuar.

Fevziu: Diktaturën e Piperos thua ti? Por nuk uket fare si diktator.

Cako: Doktori është një shërbëtor i vogël nuk ia vlen të merrem, padroni i tij është Rama. Më dëgjo Blendi tani.

Fevziu: Po nuk më jep dot urdhëra ti. Më thuaj, më dëgjo të lutem.

Cako: Atë që kam bërë unë për këtë çështje, nuk e ka bërë asnjë njeri dhe asnjë doktor.

Fevziu: Këtu nuk po masim budallallëkun. Po flasim për argumenta. Më thuaj është e dëmshme apo jo?

Cako: Ai është diktator, se po ata duan që të vrasin qytetarët.

Fevziu: Cako thuaj çfarë ke për të dhënë, por mos më thuaj njerëzit.

Cako: Po mos na bëj edukatë morale tani.

Fevziu: Je kundër vaksinës?

Cako: Për mikroçipin dhe parasë elektronike bëhet gjithçka. Vaksinat nuk do ta zgjidhin këtë çështje. Rama nuk ka bërë vaksinë, janë gënjeshtra ato.

Fevziu: Unë jam vaksinuar, unë edhe vajzën e kam vaksinuar.

Cako: Mirë paç fat!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike alfred cako blendi fevziu pandemia e koronavirusit alfred cako blendi fevziu pandemia e koronavirusit

Sondazh

Poll

Politike 8 Shtator 2021, 22:12

Tragjedia në Tetovë, reagon Rama

TIRANË– Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku në spitalin e COVID-19 të Tetovës ka rënë një zjarr që i mori jetën të pakën 16 personav...