Politike

Tragjedia në spitalin e Tetovës, presidenti Meta shpreh ngushëllime: Një ngjarje tepër e rëndë, po i ndjek zhvillimet me

8 Shtator 2021, 21:24 Nga DOSJA
Tragjedia në spitalin e Tetovës, presidenti Meta shpreh

TIRANË– Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në spitalin COVID-19 të përfshirë nga flakët në Tetovë ka tronditur gjithë opinionin publik. Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, presidenti Meta ka shprehur ngushëllimet e tij si dhe shqetësimin e madh që ka për këtë ngjarje.

Me shqetësim dhe trishtim të thellë po përcjell tragjedinë e ndodhur në spitalin e Tetovës. Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara! Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre. Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve! Shpreh solidaritetin e plotë me autoritetet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, që po bëjnë përpjekje maksimale për të shpëtuar sa më shumë jetë dhe vënë nën kontroll situatën. Mendimet dhe lutjet e mia janë me Tetovën!,”-tha Meta.

LAJMI KRYESOR: Tragjedi në Maqedoninë e Veriut! Shkrumbohet nga flakët spitali COVID-19 në Tetovë, 16 viktima dhe 9 të lënduar rëndë (PAMJET e FRIKSHME)

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike ilir meta tragjedia ne tetove ilir meta tragjedia ne tetove

Sondazh

Poll