Politike

Dha dorëheqjen nga postet në LSI, Luan Rama BISEDIME me dy media! Pritet të drejtojë një emision televiziv, FOTOJA nga R

8 Shtator 2021, 21:47 Nga DOSJA
Dha dorëheqjen nga postet në LSI, Luan Rama BISEDIME me dy media!

TIRANË– Luan Rama dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet drejtuese të Lëvizjes Socialiste për Intregrim. Mesa duket të ardhmen e tij e sheh gjetkë! Ish-zëvendëskryetari i kësaj partie, Luan Rama deklaroi përpara disa ditësh në një intervistë dhënë për “Neës 24” se ka paraqitur një projekt në disa subjekte mediatike dhe është në diskutim me to, pasi kërkon që të kthehet në profesionin e dikurshëm, atë të gazetarit.

Pas deklaratës duket se kanë ardhur edhe ofertat e para për të…Edhe pse Luan Rama nuk e zbuloi se ku e ka paraqitur projektin e tij, me sa duket nje nga mediat ku ish drejtuesi i lartë i LSI-së ka paraqitur projektin e tij, është edhe radiotelevizioni “Ora”, pasi është fotografuar në shoqërinë e pronarit të këtij televizioni Ylli Ndroqi.

Siç duket nga fotoja e mëposhtme, Rama dhe Ndoqi të dy diskutojnë, me shumë gjasa, qasjen e emisionit që do të ofrojë ish-deputeti i LSI-së.

Mirëpo kjo duket se nuk ëshët oferta e vetme për të pasi diskutohet edhe për negociata me “A2CNN”.  Nisja e sezonit të ri parlamentar duket se do ta gjejë Ramën duke komentuar nga një tjetër poltron, kësaj herë nga ai i gazetarit dhe moderatorit. Por do të jetë vetëm apo i shoqëruar në ekran? Nëse po, kë do të zgjedhë? Këto dhe të tjera janë detaje që na mbetet të presim në mënyrë që t’i zbulojmë!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan rama luan rama ne ekran luan rama luan rama ne ekran

Sondazh

Poll