Politike

Cili do të jetë fati i Berishës? Bogdani: Bëni durim deri të premten, as Basha s’e ka të lehtë

8 Shtator 2021, 20:28 Nga DOSJA
Cili do të jetë fati i Berishës? Bogdani: Bëni durim deri

TIRANË– Ish-deputeti Gerti Bogdani, i cili ishte njëri prej anëtarëve më të votuar të Kryesisë së re të Partisë Demokratike ka folur lidhur me vendimin e kryedemokratit Lulzim Basha për Sali Berishën. I ftuar në emisionin “Radarin Informativ”, ai  i kërkoi opinionit publik që të presë edhe dy ditë për të mësuar vendimin e Lulzim Bashës për fatin e Sali Berishës.

“Kur të merret vendimi, le të flasim për vendimin. Meqë po prisni të gjithë, prisni deri të premten, bëni durim, është një vendim i vështirë që duhet të shprehet zoti Basha. Nuk është cështje thashethemi, dita e premte vjen për dy ditë, prisni,”- u shpreh ai.

Tre janë sfidat kryesore të PD-së, tha Bodgani, reforma kushtetuese, korrigjimi i reformës territoriale dhe zgjedhorja. Ndërsa shtoi se ftesa e kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim, për të ishte një lëvizje hipokrite. 

Reforma territoriale duhet parë në sesin e qytetarëve dhe jo të votave. Reforma zgjedhore, duhet të ketë një hapje të plotë të listave dhe një sistem më të drejtë. Një listë e hapur e plotë, është shumë më e drejtë. Me axhendën e PD-së, punën dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve do të arrihet.  Ftesa ishte hipokrite. Vajtja në parlament nuk do të thotë fare bashkëpunim me qeverinë,”- tha ai.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gerti bogdani gerti bogdani

Sondazh

Poll