Politike

Ka dhënë shkollën me qera për lokal? Kryebashkiakja e Patosit: Po mua s’më ka ikur truri

8 Shtator 2021, 17:23 Nga DOSJA
Ka dhënë shkollën me qera për lokal? Kryebashkiakja e

PATOS– Kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj ka adresuar akuzat e ngritura ndaj saj nga deputeti i zgjedhur nga lista e PD-së për qarkun e Fierit, Luan Baçi lidhur me shkollën në fshatin Grizë.

Në një prononcim për “Shqipëria Live”, ajo tha se ende nuk i ka “ikur truri” për të dhënë me qera një shkollë, e për ta shndërruar në lokal. Ndërsa kërkoi nga Baçi që të shkonte në Bashki dhe të merrte informacion.

Po kush ka interes për të marrë lokal një godinë që kanë frikë njerëzit që të futen brenda sepse ka çarje muresh? As kryetares së Bashkisë nuk i ka ikur truri për të dhënë me qera biznesit. Zoti Baçi e ka shpikur, nuk e ka larg Patosin nga Fieri për të marrë gjithë informacionin që dëshiron. Se duhet të mbajë përgjegjësi për atë që thotë,”-tha ajo.

Në deklaratën e sotme, Baçi tha se kryetarja e Bashkisë do ia japë një personi shumë të afërt shkollën në mënyrë që ta kthejë në lokal. Ndërkohë që edhe prindërit e nxënësve që studiojnë në Grizë të Patosit kanë dalë kundër vendimit të Bashkisë, që fëmijët të zhvendosen në një shkollë tjetër pasi ajo ku ndodhen ka nevojë për punime. Prindërit kanë dalë në protestë prej dy ditësh madje kanë bllokuar dhe autobusin që erdhi sot për të marrë fëmijët dhe për ti dërguar në shkollën në Grizë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike luan baci proteste ne grize rajmonda balilaj luan baci proteste ne grize rajmonda balilaj

Sondazh

Poll