Politike

Mbërriti edhe ‘Naimi’! Një tjetër avion i shtohet flotës ajrore shqiptare, komentuesi e ngacmon, Rama i kthehet: Aeropor

8 Shtator 2021, 18:16 Nga DOSJA

TIRANË– Një tjetër avion i është shtuar linjës ajrore “Air Albania”. Pas “Lasgushit” e “Migjenit” flotës ajrore shqiptare i është shtuar edhe avioni i quajtur “Naimi”.  Lajmin e bën me dije kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në rrjetet sociale, duke ndarë edhe një foto të mjetit fluturues.

“Pas Lasgushit e Migjenit dhe frenimit nga pandemia, mbërriti edhe Naimi, i cili e çon në 3 numrin e avionëve të flotës së kompanisë sonë të flamurit”, shkruan Rama.

Ndërkohë që postimi i Ramës nuk i ka shpëtuar komentuesëve kritike të tij, të cilët e kanë ngacmuar duke i kujtuar aeroportet e premtuara për të ndërtuar.

BISEDA ME KOMENTUESIN:

Komentuesi: Thashë se mos do ishin 3 aeroporte …dhe unë që mendoj keq
Edi Rama: Do jene 4 jo 3, po aeroportet duan kohen e tyre ndertohen dhe puna per ndertimin nuk fillon kur dalin eskavatoret ne tv, po kur realizohen projektet e zbatimit, qe do te thote se i treti, dmth Vlora, eshte ne perfundim te projekt-zbatimit dhe shume shpejt jemi ne kantier!

Lasgushi ishte avioni i parë, i cili fluturimin e parë e zhvilloi drejt Stambollit, kurse Migjeni ishte avioni i dytë që iu bashkua kompanisë “Air Albania”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike air albania avioni naim edi rama air albania avioni naim edi rama

Sondazh

Poll