Politike

Si ndryshuan sekretarët në Asamblenë e PS, kryesocialisti zvogëloi me 30% numrin e tyre

8 Shtator 2021, 14:11 Nga DOSJA
Si ndryshuan sekretarët në Asamblenë e PS, kryesocialisti

TIRANË-Pasi e konfirmoi edhe këtë herë si kryetar të Grupit Parlamentar, Rama vendosi që ta zhvesh Taulant Ballën nga përgjegjësitë si sekretar i Përgjithshëm i PS-së.

Këtë post ia dha Damian Gjiknurit, i cili nuk u ribë pjesë e kabinetit qeverisës.

Ndërkohë, ministrin e Turizmit, Blendi Klosin, e largoi nga kabineti qeverisës dhe i besoi postin e sekretarit Organizativ, post të cilin vitet e fundit e ka mbajtur Arben Pëllumbi.

Kryesocialisti tha në 2 shtator se, Klosi ka treguar se ka sjellë kandidatët të mirë në PS në qarqet ku ka qenë i deleguar.

Ndërkohë, Anila Denaj, e cila u largua nga Rama nga Ministria e Financave, tashmë do të marrë postin në parti që ka mbajtur Lindita Nikolla, e cila tashmë do të jetë njeriu i dytë më i rëndësishëm i shtetit pas Presidentit, pra kryetare e Kuvendit.

Ish-ministri i preferuar i kryesocialistit Rama, Gent Çakaj, tashmë nuk figuron në strukturat e PS-së.

Postin që ai mbante si sekretar i Rinisë, tashmë do ta ketë Bojkena Basha, e cila për koincidencë ka mbiemrin e kryeopozitarit, por që siç tha Kryeministri Rama, nuk ka asnjë lidhje me Lulzim Bashën.

Ndërkohë, Blerina Gjylamenti, e cila do të jetë në kryesinë e PS-së, nuk do të mbajë më postin e sekretarit për Koordinimin Dixhital. Këtë post do ta ketë tashmë Etjen Xhafaj, i cili hyn rishtazi në Parlament.

Romina Kuko do të jetë sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë, ndërsa ministrja ende në detyrë e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, do të jetë sekretare e Gruas.

Panorama.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll