Politike

“Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”/ Reporteri i Shqipërisë në BE: Forconi luftën kundër krimit të org

8 Shtator 2021, 16:20 Nga DOSJA
“Bandat shqiptare aktive në tregtinë e kokainës”/

BRUKSEL– Reporteri i Shqipërisë në Bashkimin Evropian, David Lega shkruan se disa vende të Ballkanit, përfshirë dhe Shqipëria janë pjesë e tregtisë ndërkombëtare të kokainës, duke iu referuar një raporti të Europol. 

Këto grupe thotë Lega operojnë në vende si Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika, vende në të cilat, bandat shqiptare sipas tij luajnë një rol aktiv, ndërsa në fund shton se Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar.

“Disa burime vërtetojnë rolin e zgjeruar e grupeve të Ballkanit në tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe autoriteteve nga Britania e Madhe, Austria, Zvicra, Greqia dhe Belgjika. Grupet e identifikuara shqiptare qenë veçanërisht aktive. Shqipëria duhet të forcojë më tej luftën kundër krimit të organizuar,”- thotë ai.

Dje, Europol publikoi një raport me dhjetra faqe ku analizonte shpërndarjen e kokainës nëpër kontinent dhe lidhjet që kishin krijuar bandat shqiptare me trafikantët në Amerikën e Jugut.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike david lega raporti i europol per kokainen david lega raporti i europol per kokainen

Sondazh

Poll