Sport

“SULM ATOMIK!” Florentino Perez e ka të qartë Realin e ardhshëm, ja plani për të rrëmbyer dy lojtarët

8 Shtator 2021, 17:43 Nga DOSJA
“SULM ATOMIK!” Florentino Perez e ka të qartë Realin e

MADRID-Real Madrid do të kishte dashur të blinte Mbappe-n në merkaton e verës, por PSG i rezistoi ofertave për sulmuesin francez (e fundit ishte 200 milionë euro). Në këtë pikë klubi madrilen do të presë vitin e ardhshëm për të firmosur me lojtarin që do të lirohet falas.

Megjithatë në Madrid nuk kanë dëshirë të ndalen me kaq. Siç zbulon gazeta spanjolle AS, presidenti Florentino Perez dëshiron të transferojë Haaland dhe Pogban.Opsioni i parë i Real Madrid është të firmosë me Haaland, por PSG është gati të hyjë në garë për norvegjezin.

Në këtë situatë është e vështirë të garosh me klubin francez, kështu që madrilenët kanë studiuar tashmë një alternativë: Lewandowski. Polaku nuk është i ri si Haaland, por ai do të garantonte shumë gola në çdo rast dhe do të formonte një sulm vërtet yjor me Mbappe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport haaland mbappe real madrid haaland mbappe real madrid

Sondazh

Poll