Sport

Një gjigand kroat për të “kuruar” sulmin e Partizanit, të kuqtë gjejnë atë që i mungonte

8 Shtator 2021, 17:28 Nga DOSJA
Një gjigand kroat për të “kuruar” sulmin e

TIRANË-Partizani bën goditjen e fundit në merkato. Skuadra e kuqe ka firmosur me sulmuesin Andrija Filipovic.24-vjeçari vjen në dispozicion të Ilir Dajës dhe do ketë mjaft peshë në skuadër sepse është i vetmi qendërsulmues tipik në skuadër.
Ai është regjistruar që më datë 5 shtator, por Partizani zgjodhi ta zyrtarizojë sot. Klubi tregon më shumë detaje rreth sulmuesit të ri.

NJOFTIMI ZYRTAR

Zyrtare! Andrija Filipovic lojtari më i ri i partizanit. FK Partizani prezanton afrimin më të ri Andrija Filipovic. Sulmuesi kroat ka firmosur një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon me të kuqtë. 24-vjeçari bashkohet të kuqve pas eksperiencës pozitive te kampionët e Sllovenisë NS Mura ekip me të cilin regjistron 32 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Filipovic gjithashtu ka qenë pjesë e kampionatit holandez në radhët e NAC Breda, ndërsa përgjatë karrierës është aktivizuar te Rijeka, Gorica, Siena, Spezia dhe Juventus U-19. Sulmuesi ka qenë pjesë edhe e përfaqësueses së Kroacisë U-19.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andrija filipovic. partizani andrija filipovic. partizani

Sondazh

Poll