Aktualitet

Nuk flet dhe kushton pak! Artan Hoxha prezanton risinë e trafikantëve, pajisja-roje që filmon çdo lëvizje, pamjet përfundo

8 Shtator 2021, 10:42 Nga DOSJA
Nuk flet dhe kushton pak! Artan Hoxha prezanton risinë e trafikantëve,

TIRANË– Gazetari Artan Hoxha na ka prezantuar me prurjen e re të narkotrafikantëvr, e cila luan rolin e një vëzhguesi, por që nuk ka nevojë as të flejë gjumë dhe as të ushqehet. E ngjashme me një radio komunikimi por të një madhësie me të madhe, pajisja vendoset në pemë, në një pozicion që të mos ketë mundësi të pikaset nga kalimtarët.

Në emisionin ‘ABC LIVE’ me Juli Xhokaxhi, Hoxha tha se në momentin që pikas lëvizje, kjo pajisje bën foto dhe video, pamje të cilat përfundojnë në celularët e të zotëve. Kështu, personi që ka mbjellë parcelën do ta dijë në çdo moment se kur dikush i pa autorizuar shkel në tokën e tij. Madje kjo pajisje bllokon valët dhe nuk lejon që zona të kontrollohet nga dronët.

“Kjo pajisje, siç e shikon vendoset në një anë të pemës dhe është shumë më mirë se një roje. Një roje është human, fle, e zë gjumi, komunikon, ka njerëz, shoqëri. Ndërsa kjo pajisje nuk ka njerëz, nuk flet dhe është më pak e kushtueshme. Kjo pajisje shërben për të ruajtur gjithçka. Bllokon valët e dronëve dhe droni nuk shkon dot në atë zonë që ka të instaluara pajisje të tilla. Në momentin që pikas lëvizje, kjo pajisje bën foto dhe video, pamje të cilat përfundojnë në celularët e të zotëve. Qëndron shtatë muaj të paktën në pemë dhe nuk ka nevojë për karikim,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha pajisja e re e trafikanteve trafiku i kanabisit ne shqiperi artan hoxha pajisja e re e trafikanteve trafiku i kanabisit ne shqiperi

Sondazh

Poll