Sport

McKennie mund të kthehet në kombëtare. Trajneri: “Duhet të jesh i përqëndruar në atë që përpiqemi të arrijmë”

8 Shtator 2021, 09:52 Nga DOSJA

SHBA – “Njerëzit bëjnë gabime.” Përjashtimi i Weston McKennie nga kombëtarja e SHBA-së para ndeshjeve eliminatore të botërorit “Katar 2022”, nuk do t’i mbyllë dyert mesfushorit të Juventusit për të ardhmen.

Trajneri Gregg Berhalther shpjegon: “Weston i kërkoi falje grupit, ai më kërkoi falje, këto gjëra ndodhin. Mesazhi më i rëndësishëm, që ne po përpiqemi të përcjellim, është se të gjithë duhet të jenë të përqendruar në atë që po përpiqemi të arrijmë.

Në përgjithësi, grupi i lojtarëve është atje, ai është i përqendruar. Ndonjëherë, kur njerëzit gabojnë, ju duhet të flisni me ta dhe t’i detyroni të plotësojnë standardet.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport trajneri gregg berhalther weston mckennie trajneri gregg berhalther weston mckennie

Sondazh

Poll