Sport

Anglezët do të humbasin debutimin e dytë të Ronaldos, shkak një ligj i 1950

8 Shtator 2021, 06:16 Nga DOSJA
Anglezët do të humbasin debutimin e dytë të Ronaldos, shkak

ANGLI – Tingëllon e çuditshme por debutimin e dytë të Cristiano Ronaldos me Manchester United do ta shohë e gjithë bota përveç Britanisë së Madhe.

Ndeshja e Premier League mes Manchester United dhe Newcastle do të transmetohet në 187 vende të Botës përveç Mbretërisë së Bashkuar. Shkak për këtë është një ligj që është në fuqi që prej viti 1950.

Neni 48 i statutit të UEFA-s i lejon të gjitha vendet të identifikojnë gjatë fundjavës një hapësirë prej dy orë e gjysmë në të cilën futbolli i drejtpërdrejtë nuk lejohet në ekrane.

Në Angli e përdorin që nga viti 1987, që kur ITV nënshkroi një marrëveshje me Ligën e Futbollit. Zonë e saj pa fautboll është midis orës lokale 14.45 dhe 17.15. Zbatohet për të gjitha ndeshjet: angleze dhe të huaja.

Tre vjet më parë u ndalua Eleven Sports, që planifikoi të transmetonte dy ndeshje të La Liga dhe Serie A në atë dritare kohore. E tani, Ronaldo errësohet në ditën e debutimit të tij me Manchester United.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll