Sport

KATAR 2022/ Holanda “tërmet” 6 ballësh” Turqisë, Franca rikthehet te fitorja, ja rezultatet e tjera

7 Shtator 2021, 21:00 Nga DOSJA

EUROPË– Pas dështimit në Euro 2020, Holanda rikthehet bëjë skuadrën e madhe nën drejtimin e Louis Van Gaal. Në raundin e gjashtë të kualifikueseve të Kupës së Botës Katar 2022,tulipanët fitojnë 6-1 përballë Turqisë,përballje e vlefshme për Grupin G. Në vetëm 60 sekonda lojë, holandezët gjetën golin me Klassen.

Në minutën e 16’ Depay që shënoi golin e dytë.Sërish Depay ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 38’, duke çuar shifrat në 3-0, ndërsa për të komplikuar edhe më shumë mbrëmjen për turqit, mendoi mbrojtësi Soyuncu, që mori dy kartonë të verdhë në harkun e 8 minutave dhe la të skuadrën me një lojtar më pak për të gjithë pjesën e dytë.

Në epërsi numerike dhe me avantazhin e tre golave, gjithçka u bë më e lehtë për “tulipanët” që ia dolën të shënojnë edhe dy herë të tjera, me Depay që kompletoi tripletën personale dhe më pas me sulmuesin 23-vjeçar të Feyenoord, Guus Til dhe atë të PSV-së, Malen, para se Under të shënonte golin e nderit për turqit në sekondat e fundit të ndeshjes.

Në Grupin D Franca fiton 2-0 ndaj Finlandës pas dy barazimeve rradhazi.Antoinne Griezmann ishte heroi i “gjelave” pasi shënoi nga një gol për çdo pjesë dhe u dhuroi tre pikët të tijve.Danimarka vijon të dominojë në grupin F dhe mbrëmjen e sotme ka triumfuar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Izraelit, duke regjistruar fitoren e 6 në po kaq ndeshje, teksa mbetet favorite për t’u bërë skuadra e parë që do të marrë biletën për në Katar 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport katar 2022 katar 2022

Sondazh

Poll