Sport

Christiansen: “Eshtë koha dhe vendi i duhur për të rinovuar”…

8 Shtator 2021, 06:12 Nga DOSJA
Christiansen: “Eshtë koha dhe vendi i duhur për të

ANGLI – Qendërmbrojtësi i ‘bluve’ të Londrës, Andreas Christensen është i destinuar të zgjasë kontratën e tij me Chelsean. Këtë ai e ka konfirmuar vetë për mediat daneze:

“Unë e di që po flitet shumë për këtë tani, por aktualisht nuk mund të them shumë për të. Gjithsesi mund të them se jemi në një rrugë të mbarë. Këtu, në këtë klub unë kam fituar Champions League dhe Superkupën e Europës, prandaj jam shumë i lumtur dhe mendoj se ky është vendi i duhur për mua.

Trajneri Tuchel beson te mua, ai më bëri të ndihem i rëndësishëm kur mbërriti, ndërsa më parë me Lampard isha në një situata e vështirë. Tani gjërat po shkojnë në rrugën e duhur dhe mendoj se është fantastike të luash një rol të rëndësishëm në këtë klub,”– ka deklaruar 25-vjeçari danez, i cili nuk e fsheh dëshirën e tij për rinovuar kontratën me ‘blutë’ e Londrës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport andreas christensen champions league dhe superkupën e europës chelsean trajneri tuchel andreas christensen champions league dhe superkupën e europës chelsean trajneri tuchel

Sondazh

Poll