Sport

Cristiano Ronaldo me “Djajtë e Kuq”, gati për sfidën me Newcastle…

8 Shtator 2021, 06:09 Nga DOSJA
Cristiano Ronaldo me “Djajtë e Kuq”, gati për sfidën

ANGLI – Cristiano Ronaldo ka mbërritur që të enjten në Manchester, ndërkohë që dje ka zhvilluar bisedën e parë në zyrë me trajnerin Ole Gunnar Solskjaer dhe më pas ka dale në seancën stërvitore me “Djajtë”. Natyrisht pasi kishte plotësuar kushtet anti-Covid për të dalë nga karantina…

Duke bërë një test të shtunën, si dhe një tjetër në ditën e pestë, të martën, Cristiano Ronaldo përfundoi kohën e karantinës, si pjesë e protokollit shëndetësor për të gjithë personat që hynë në Mbretërinë e Bashkuar, duke e lejuar atë të bashkohej me United.

Gjithsesi, Cristiano Ronaldo nuk humbi kohë për t’u përshtatur me jetën në qendrën stërvitore të Manchester United në Carrington, pasi atij iu dha një udhëzues nga trajneri Ole Gunnar Solskjaer, para se të bashkohej me grupin në stërvitjet.

Pritet me shumë interes, nëse portugezi do të debutojë me “Djajtë e Kuq” në sfidën e së shtunës ndaj Newcastle në orën 16:00. Besohet, se Solskjaer do ta grumbullojë Ronaldon për ndeshjen ndaj “qymyrxhinjëve”, por ai mund ta nisë takimin nga stoli. I sigurt është debutimi i 36-vjeçarit të martën në Champions League ndaj zviceranëve të Young Boys.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carrington champions league cristiano ronaldo manchester united newcastle trajnerin ole gunnar solskjaer young boys carrington champions league cristiano ronaldo manchester united newcastle trajnerin ole gunnar solskjaer young boys

Sondazh

Poll