Sport

“Tre Luanët” test force në Varshavë, Southgate ‘frikë’ nga Lewandowski…

8 Shtator 2021, 05:08 Nga DOSJA
“Tre Luanët” test force në Varshavë, Southgate

ANGLI – Në grupin “I”, takimi më i rëndësishëm që do të zhvillohen sot, është që do të zhvillohet në Varshavë, ku skuadra polake do të presë Anglinë, kryesuesen e grupit me 15 pikë në 5 takime, ndërkohë vendësit rrenditen të dytë në kuotën e 10 pikëve.

Gareth Southgate, trajneri i “Tre Luanëve”, në konferencën për shtyp është shprehur se ai beson te fitorja në Varshavë, por u kërkoi futbollistëve që të bëjnë kujdes dhe të mos bien pre e vetëkënaqësisë, çka mund t’u shkaktojë edhe pasoja.

“Mundësi mjaft e mirë për ne. Mund të hedhim një hap pozitiv me një fitore në Varshavë. Por kujdes nga ndjesia, se jemi më të mirë se sa çfarë jemi realisht. Ne e dimë që Lewandowski është një nga goleadorët më të mirë në futbollin europian, kështu që duhet të jemi të përgatitur për atë çfarë ai i jep ekipit. Por Polonia ka futbollistë të tjerë të fortë. Përveç Lewandowskit, prandaj duhet pasur kujdes edhe nga të tjerët në fushë”.

Për trajnerin e Anglisë, Southgejt, Polonia po kalon një moment mjaft të mirë dhe këtë e tregojnë fitoret e fundit ndaj Shqipërisë me rezultatin 4-1 dhe San Marinos me rezultatin 7-1 në transfertë. Lewandowski shënoi 1 gol ndaj kuqezinjve dhe 2 ndaj San Marinos.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gareth southgate lewandowski trajneri i “tre luanëve” gareth southgate lewandowski trajneri i “tre luanëve”

Sondazh

Poll