Sport

Donald Trump rikthehet “në punë”, por si komentator boksi

8 Shtator 2021, 09:28 Nga DOSJA
Donald Trump rikthehet “në punë”, por si komentator boksi

SHBA – Ish presidentit amerikan do t’i bashkohet djali i tij për takimin mes ish-mbretit të peshave të rënda dhe yllit të UFC që do të mbahet të shtunën në Florida, në përvjetorin e njëzet të sulmit mbi Kullat Binjake

Nevoja pothuajse e sëmurë për të qëndruar në qendër të vëmendjes, tani që ai nuk është më njeriu më i fuqishëm në botë, por edhe një entuziazëm i shëndetshëm dhe i vërtetë për ringun, siç dëshmohet nga e kaluara e tij në World Wrestling Entertainment (në 1988 dhe ’89 WrestleMania IV dhe V u mbajtën në Trump Plaza, vendi i vetëm në histori që e kishte pritur atë për dy vjet rresht).

I mundur në zgjedhjet e fundit për Shtëpinë e Bardhë nga Joe Biden, do të kthehet në ekranet amerikane të shtunën, si komentues i ndeshjes midis Evander Holyfield dhe Vitor Belfort, e cila do të transmetohet nga ‘Fite TV’ me pagesë, me një çmim 49.99 dollarë (42 euro). Kompania mediatike e cila do të transmetojë ngjarjen, po e paguan Trump miliona dollarë për analizën e tij goditje pas goditje.

Shikuesit do të kenë mundësinë të blejnë ngjarjen me komentin e ish-presidentit, ose atë të komentuesit të zakonshëm të kanalit. Trump do të bashkohet me djalin e tij Donald Junior për takimin që do të zhvillohet në Hard Rock Hotel & Casino në Hollywood, Florida dhe premton një koment “të pa filtruar”.

Holyfield, 58 vjeç, ish-kampion bote që doli në pension në 2011, ka zënë vendin e Oscar De La Hoya, u ndal për pozitivitet në Covid. Boksieri duhej të kthehej në ring majin e kaluar kundër Mike Tyson, por të dy palët nuk arritën një marrëveshje ekonomike dhe ndeshja u anulua.  Belfort, 44 vjeç, është një kampion i peshave të lehta të UFC.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport donald trump evander holyfield vitor belfort donald trump evander holyfield vitor belfort

Sondazh

Poll