Sport

Apeli pranohet, sulmuesi Osimhen do të jetë në ndeshjen Napoli-Juve!

7 Shtator 2021, 20:44 Nga DOSJA
Apeli pranohet, sulmuesi Osimhen do të jetë në ndeshjen

ITALI-Victor Osimhen do të jetë në fushë të shtunën e ardhshme në ndeshjen që Napoli do të luajë kundër Juventusit. Gjykata e Apelit Sportiv pranoi apelin e klubit napolitan për të reduktuar skualifikimin e sulmuesit nigerian, i përjashtuar javën e parë të kampionatit, kundër Venecias.

Sulmuesi nigerian u ndëshkua me karton të kuq pas goditjes me brryl që i dha Heymans. Napoli, i përfaqësuar nga avokati Mattia Grassani, paraqiti një dosje prej 22 faqesh me dëshmi dhe pamje vizive si në rastin Immobile-Vidal.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport juventus napoli osimhen juventus napoli osimhen

Sondazh

Poll