Sport

“Atmosfera është perfekte”, Luis Enrique i tregon spanjollëve Kosovën: Nuk kemi probleme, si skuadër është

7 Shtator 2021, 19:26 Nga DOSJA
“Atmosfera është perfekte”, Luis Enrique i tregon

KOSOVË-Kosova do të presë nesër në mbrëmje një nga ekipet më të mira të botës, siç është Spanja. Iberikët vijnë me qëillimin e vetëm për të siguruar 3 pikët, por misioni i tyre nuk ka për të qenë edhe aq i lehtë. Të paktën i këtij mendimi është Luis Enrique, i cili në konferencën për shtyp vlerëson lart përfaqësuesen dardane.

A prisni një atmosferë të vështirë në Kosovë?
është një atmosferë perfekte për të luajtur. Kosova është një skuadër ndryshe nga pjesa tjetër e grupit. Ata sulmojnë dhe mbrohen mirë. Nuk kemi probleme të luajmë këtu. Ne thjesht duam të shijojmë futbollin përtej çështjeve politike.

Nëse Spanja fiton, a mund ta mbyllë grupin në vendin e parë?

Duhet të përpiqesh të fitosh çdo ndeshje, por po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Mënyra për të bërë presion mbi Suedinë është të fitojmë ndeshjet tona, por Kosova do të jetë një nga më të komplikuarat, një nga më të vështirat dhe të gjithë do ta shohin atë. Kosova do të ketë mbështetjen e tifozëve, do të luajë mirë dhe do të kërkojë pikë.

Si është Jordi Alba?

Në parim nuk ka asgjë të rëndësishme, por do të na duhet të presim për të parë se çfarë problemesh ka. Ne nuk do të ndërmarrim asnjë rrezik.

A ju ka surprizuar Carlos Soler?

Ai ka përvojë, është kapiteni i Valencias, godet penalltitë …, handikapi i tij është se ka shumë lojtarë të mirë në pozicionin e tij. Por në nivelin e tij aktual, ai ka një vend në Kombëtare. Dyert e përfaqësueses janë të hapura për të gjithë ata që tregojnë nivel.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport kosova luis enrique spanja kosova luis enrique spanja

Sondazh

Poll