Politike

Bomba e “Bild”, Maliqi: Të shpërndahet parlamenti, vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

6 Qershor 2019, 08:03 Nga DOSJA
Bomba e “Bild”, Maliqi: Të shpërndahet parlamenti, vendi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi ka përsëritur dhe njëherë thirrjen e tij se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme dhe parlamenti duhet të shpërndahet.

Maliqi në një reagim në Facebook pas publikimit të materialeve nga “Bild” shton se përgjimi i shitblerjeve të votave dhe ndërhyrja e grupeve kriminale tek deputetët dhe tek zyrtarë të tjerë, tregon që shteti ka rënë.

“Parlamenti duhet të shperndahet.Vendi te kalojë në zgjedhje të parakohshme. Pergjimi i shitblerjeve të votave, nderhyrja e grupeve kriminale tregon se deputetet, drejtoret, kryetaret e Bashkive etj zgjidhen, vendosen dhe emerohen nga krimi. Cdo institucion ka rënë. Jemi në dorë të krimit, paaftëve, servilëve, oligarkëve. Shkaku është sistemi i kalbur elektoral,korrupsioni dhe krimi i organizuar. E ardhmja e vendit eshte ne rrezik, jemi të pasigurt nën kthetrat e krimit. Shqiptarët të marin në dorë o sot o kurrë fatet e vendit. Protesto fuqishëm kunder krimit të organizuar mos u ndal për drejtësi, per vot të lire, per të ardhmen e sigurt”, shkruan Maliqi në Facebook.

Ditën e djeshme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild nxjerr përgjimet për dakon lefter maliqi media gjermane bild shitblerja e votave bild nxjerr përgjimet për dakon lefter maliqi media gjermane bild shitblerja e votave

Sondazh

Poll