Politike

Maliqi: S’ka zgjedhje, më 30 qershor do plasin përplasjet civile me pasoja të rënda

5 Qershor 2019, 18:51 Nga DOSJA
Maliqi: S’ka zgjedhje, më 30 qershor do plasin përplasjet civile

TIRANË– Deputeti Lefter Maliqi ka lajmëruar edhe një herë tjetër se më datë 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje.

Në një status në rrjetet sociale, Maliqi shkruan se edhe nëse zgjehdjet realizohen, nuk do të çertifikohen për shkak të përplasjeve që mund të ndodhin.

Më tej Maliqi paralajmëron pasoja të rënda për shkak të përplasjeve.

Zgjedhje në 30 Qershor nuk ka pa Opoziten dhe po u bënë sdo çertifikohen për shkak të konflikteve dhe përplasjeve civile me pasoja te renda që mund të ndodhin. Policia ska mundesi dhe forca të menaxhoj situaten pasi forcat e policisë në bazë të kodit zgjedhor në çdo qënder votimi në distancë 10 m vendoset nje polic.

Arroganca ,ironia,matja e forcës con në konflikte civile dhe degradim te situatës në vend.35 bashki janë pa kandidat rival dhe 26 të tjera me kandidat formal.Cdo presion mbi opoziten duke i kercenuar me burg ose me mbylljen e vizave per ne BE dhe në SHBA acaron me tej situaten,vendi ka nevoje per zgjedhje reale,te lira dhe demokratike,cdo tentativë tjeter per zgjedhje te çon ne diktature,”- shkruan Maliqi në statusin e tij.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 30 qershor lefter maliqi zgjehdjet ne shqiperi 30 qershor lefter maliqi zgjehdjet ne shqiperi

Sondazh

Poll