Politike

“S’ka asnjë bisedë të tij”/ Çfarë thoshte Rama për Dakon dhe lidhjet me Avdylajt (Video)

5 Qershor 2019, 18:44 Nga DOSJA
“S’ka asnjë bisedë të tij”/ Çfarë

TIRANË- E përditshmja gjermane, BILD, publikoi ditën e sotme 6 audiopërgjime të kapobandës së Shijakut, Astrit Avdylaj me zyrtarë të PArtisë Socialiste, përfshirë edhe kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako. (Lexo këtu)

Kryeministri Edi Rama, i pyetur në Korçë lidhur me publikimet e BILD, nuk pranoi të fliste.

Por çfarë thoshte dikur kryeministri Rama, teksa mbronte me ‘mish e shpirt’ kryebashkiakun Dako?!

“Flasim për një kryetar bashkie i cili përmendet në një fjali mes dy kriminelëve dhe vetë nuk ka asnjë bisedë, 0, ku të flitet edhe së largu për ndonjë gjë që lidhet me blerje apo shitje”, – do të thoshte Rama në një bashkëbisedim me gazetarët.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dako dhe avdylajt edi rama rama mbron dakon vangjush dako dako dhe avdylajt edi rama rama mbron dakon vangjush dako

Sondazh

Poll