Politike

“Kjo është politika mo vlla”, si i justifikonte Dako bisedat me Avdylajt: Unë jam akullore… Shtroj dreka e darka

5 Qershor 2019, 19:10 Nga DOSJA
“Kjo është politika mo vlla”, si i justifikonte Dako

TIRANË- E përditshmja gjermane, BILD, publikoi ditën e sotme disa përgjime nga dosja 339/1, ku mes të tjerave ishte edhe biseda telefonike e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me të njohurin si kapobanda e Shijakut, Astrit Avdylaj.

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha për Dosja.al se nuk kishte asnjë koment, ndërsa në një tjetër reagim për televizionin Ora News, tha se ai në kohë fushate i hap telefonin çdo qytetari, ndërsa i auqn përgjimet si absurde.

Por çfarë thoshte Vangjush Dako në emisionin opinion për përgjimet dhe bisedat me Avdylajt?

“Niçja është një qytetar i Durrësit, nga ky grupi që është kapur, me të cilin kam folur në… Ai thotë falënderim, duhet me ditë ça datash kanë qenë. Kanë qenë para zgjedhjeve, në fushatë zgjedhore, pas zgjedhjeve… Në çdo fushatë, mbaron takimi elektoral, falënderoj Blendin, ‘faleminderit për njerëzit që solle në takim”, tjetrin: “Faleminderit që erdhe…”.

Çdo mbas fushate ne shtrojmë dreka, shtrojmë darka për pas fitores… Falënderojmë njerëz… Kjo është politika mo vlla, ai bën një luftë për mu, fiton vota, një kontribut, dhe ti nuk mund t’i bësh një telefon?! Po si ai aty unë bëj 1000 telefonata. Ta them edhe njëherë, unë jam njeri që kam reputacion jo në Durrës por në të gjithë Shqipërinë. Mu më njohin njerëzit për akullore… Unë jam akullore… I shikon këto duart ti, janë akullore. S’kanë prekë këto as drogë, as pistoleta, as lekë të pista”.

Ditën e sotme prestigjozia gjermane “Bild” ka publikuar audiopërgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Abdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS.

Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bild nxjerr përgjimet për dakon dosja 339/1 gazetari peter tiede përgjimet e bild vangjush dako bild nxjerr përgjimet për dakon dosja 339/1 gazetari peter tiede përgjimet e bild vangjush dako

Sondazh

Poll