Politike

Përgjimet e “Bild”/ Alizoti-Ramës: Ti nuk je burrë, duhet të kishe dhënë dorëheqjen

6 Qershor 2019, 06:09 Nga DOSJA
Përgjimet e “Bild”/ Alizoti-Ramës: Ti nuk je burrë,

Tiranë- Tomor Alizoti, anëtari i kryesisë së PD-së ka reaguar për përgjimet e “Bild”Përmes një postimi në Facebook, ai shprehet se përgjimet vërtetojnë lidhjen e qeverisë me krimin, trafikantët  si dhe blerjen e votave.

Ai ka theksuar se Rama duhet të jepte dorëheqjen që ditën që rezultoi bashkëpunues me ministra të inkriminuar dhe me deputetë të përfshirë në skandale. Për Alizotin, Rama nuk ka turp, madje sipas tij ai nuk është as burrë.

“Publikimi i përgjimeve nga gjigandi gjerman Bild, në të cilat vërtetohet lidhja e qeverisë Rama, e atij vetë me krimin dhe trafikantët si dhe blerja e votave është fundi i shëmtuar i kësaj mazhorance qeverisëse që i poshtëroi, vodhi, detyroi të braktisin vendin dhe zhyti në dëshpërim shumë shqiptarë. Vjen një kohë kur rrëzohesh, vjen një kohe kur njerëzit shohin të vërtetën dhe i japin shqelmin qeverisë që mbërrin në kufirin ku arriti Rama. Rama ik! Duhet të kishe ikur që ditën që rezultove bashkëpunues me ministra të inkriminuar, me deputetë të përfshirë në  skandale! Ti nuk ke turp të japësh dorëheqjen, madje nuk je as burrë! Por, shqiptarët nuk do të lejojnë!”, shkruan Alizoti në reagimin e tij.

Ditën e djehsme prestigjiozia gjermane “Bild” ka publikuar audio-përgjime të reja lidhur me të ashtuquajturën “Dosja 339/1″një nga çështjet, hetimi i të cilës bëri që PD ta ketë si çështje kryesore në betejën për rrëzimin e qeverisë.Në përgjime dëgjohet Astrit Avdylaj, i cili përfshihet vetë në fushatën elektorale të PS. Avdyli kërkon që miku i tij, Elton Arbana të jetë pjesë e listës së deputetëve në Durrës, dhe vë në dukje mbështetjen që familja Avdyli ka për deputetin Ilir Ndraxhi. Në bisedat e publikuara Astrit Avdyli zotohet se rezultati i Partisë Socialiste në Durrës do të jetë spektakolar.

J.V/Dojsa.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama përgjimet e bild tomor alizoti edi rama përgjimet e bild tomor alizoti

Sondazh

Poll