Politike

“Vetëm gruan kam rivale, mjafton të kënaq atë”, kandidati i PS-së ironizon mungesën e opozitës

5 Qershor 2019, 20:27 Nga DOSJA
“Vetëm gruan kam rivale, mjafton të kënaq atë”,

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Elbasanit, Gledian Llatja ka ironizuar mungesën e opozitës në zgjedhje.

I ftuar në emisionin “Kafein” në INTV, Llatja shprehet se të vetmen rivale ka gruan dhe mjafton që ajo të ketë e kënaqur.

Kandidati i PS-së thekson më tej se duke mos pasur asnjë rival përballë në garën për Bashkinë e Elbasanit, nuk e tregon dot maksimumin e tij.

Ne jemi mirë jemi zgjuar energjikë. Jo akoma si kemi hapur zyrat elektorale. Gjithmonë kemi pasur veten kundërshtar kryesor, ndonjëherë është dhe nusja ajo që na kundërshton. Mjafton që nusja të jetë e kënaqur, gara ishte e hapur, nuk e tregojmë dot maksimumin tonë pa kundërshtar,”- shprehet Llatja.

Llatja ka mbajtur për pak kohë detyrën e Prefektit, dhe tashmë kandidon për Bashkinë e Elbasanit.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike elbasan gledian llatja kandidat per bashkine e elbasanit elbasan gledian llatja kandidat per bashkine e elbasanit

Sondazh

Poll