Rritja e të infektuarve në spital, familjarët presin në radhë për familjarët e tyre
7 Shtator 2021, 12:19Nga DOSJA
TIRANË-147 pacientë të infektuar me koronavirus po marrin trajtim në spitalet Covid në vendin tonë. 17 prej tyre janë në gjendje më të rënduar shëndetësore, sipas Ministrisë së Shëndetësisë.
Përkeqësimi i situatës ilustrohet dhe nga fotot e shkrepura jashtë ambientit të Spitalin Infektiv, në kryeqytet. Familjarët e pacientëve presin jashtë spitalin, teksa interesohen për gjendjen e tyre. Po ashtu, vihet re një lëvizje e shtuar dhe mjekëve dhe infermierëve në spital.
Rritja e të infektuarve që kanë nevojë për kujdes spitalor detyroi Ministrinë e Shëndetësi të rihapë spitalin Covid 3, ndërkohë që në gadishmëri është dhe Covid 4.
Në 24 orët e fundit janë infektuar me Covid 502 persona. 4 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 2.519 që prej fillimit të pandemisë në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë njofton se janë 12.108 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.
393 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërkohë që MSH bën thirrje për vaksinimin e popullsisë. Shtatori është muaj i hapur për vaksinim, për çdo person mbi 18 vjeç.
Marre nga Top Channel
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
POGRADEC–Pamje çnjerëzore janë regjistruar sot në Pogradec, pikërisht disa ditë pasi “predikohet” se Shqipëria njihet si vendi ku shtëpia i përket Zotit ...
Inventari i pyjeve në sipërfaqe nuk ka pësuar ndryshime të mëdha dekadat e fundit, por volumi i tyre ka pësuar një rënie drastike, kryesisht për shkak të zjarre...
Aktualitet 7 Shtator 2021, 11:50
DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për sasinë e kokainës e cila u gjet në Port. Konfirmohet se në kontenjerin me banane janë gjetur...
DURRËS–Kapet sërish një konteiner i firmës ‘Alba Exotic Fruit’! Ditën e sotme është gjetur në portin e Durrësit një konteiner me banane i cili brenda kisht...
VLORË– Teksa në Vlorë banorët po përballen me zjarret, një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata. Ndërsa gazetari i ‘Top Channel’ pyeste një banor të...
TIRANË– SPAK ka vendosur të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Në pyetje ës...
KRUJË– Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdes...
KUMANOVË- Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë vetën duke tentuar të hidhet nga një ndërtesë e disa katëshe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Por fatmi...