DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për sasinë e kokainës e cila u gjet në Port. Konfirmohet se në kontenjerin me banane janë gjetur 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilat ishin në një nga kontenjerët e firmës ‘Alba Exotic Fruit’. Sasia e lëndës narkotike është gjetur në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike.
Njoftohet se në muajin korrik është bërë arrestimi në flagrancë i B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti.
NJOFTIMI NGA POLICIA
Vijon operacioni policor i koduar “Rada”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Rada”, të nisur më datë 13.07.2021, në Portin e Durrësit, ku nga Task Forca permanente e përbërë nga Policia Kufitare, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe autoritet doganore të Portit janë gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë në një nga kontenierët për llogari të firmës “Alba Exotic Fruit”, tjetër sasi kokaine është sekuestruar ditën e sotme. Në vijim të operacionit “Rada”, ditën e sotme, nga Task Forca permanente që vepron në Portin e Durrësit, është ushtruar kontroll i imtësishëm në një nga kontenierët i ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, ku si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë. Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut.Në nisje të operacionit, nga taskforca permanente që vepron në hyrje dhe në dalje të Portit të Durrësit, më datë 13.07.2021, është arrestuar në flagrancë shtetasi B. G., (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës shtetasi E. D.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS–Kapet sërish një konteiner i firmës ‘Alba Exotic Fruit’! Ditën e sotme është gjetur në portin e Durrësit një konteiner me banane i cili brenda kisht...
VLORË– Teksa në Vlorë banorët po përballen me zjarret, një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata. Ndërsa gazetari i ‘Top Channel’ pyeste një banor të...
TIRANË– SPAK ka vendosur të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Në pyetje ës...
KRUJË– Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdes...
KUMANOVË- Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë vetën duke tentuar të hidhet nga një ndërtesë e disa katëshe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Por fatmi...
BERAT– Vasil Sani është arrestuar nga policia në Berat, pasi akuzohet për ‘përndjekje’. I riu dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare në qytet.Sani ësht...
VLORË– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në dy fshatra në Vlorë. Në fshatrat Panaja dhe në Bishan janë djegur ullishte dhe një stan. Dyshohet se zjarret janë...