Zjarret po shfarosin pyjet shqiptare, INSTAT: Volumi i tyre është ulur me 32% gjatë 2006-2019
Inventari i pyjeve në sipërfaqe nuk ka pësuar ndryshime të mëdha dekadat e fundit, por volumi i tyre ka pësuar një rënie drastike, kryesisht për shkak të zjarreve.
Sipas të dhënave të INSTAT volumi i pyjeve ka rënë me 32 % nga viti 2006 në vitin 2019. Në vitin 2019, vëllimi i përgjithshëm i pyjeve, arriti në rreth 54.846 (000/m3) nga 81.049 (000/m3) që ishte më 2006 si pasojë e shfrytëzimeve pa kriter nga njeriu dhe zjarret.
Në bilancin e vitit 2021 situata do të jetë edhe më e përkeqësuar pasi zjarret në dy vitet e fundit kanë shkrumbuar mijëra hektarë. Vetëm këtë vit, sipas Agjencisë Kombëtare për Zonat e Mbrojtura janë djegur mbi 1100 hektarë pyje, shumica e tyre në gadishullin e Karaburunit.
Në vitin 2019 fondi pyjor dhe kullosor i Shqipërisë u shtri në një sipërfaqe të përgjithshme prej 1.740.307(ha) dhe zuri 60,5 % të sipërfaqes totale të vendit, nga të cilat 1.051.843 (ha) ose 60,4 % janë pyje.
Kullotat dhe livadhet zenë një sipërfaqe 478.081 (ha) ose 27,5 % të fondit pyjor dhe kullosor. Sipërfaqet më bimësi pyjore dhe joproduktive që janë pjesë e fondit pyjor zënë një sipërfaqe 210.382 (ha) ose 12,1 % të këtij fondi.
Vetëm gjatë një viti nga 2018-në 2019 vëllimi i përgjithshëm i pyjeve në vendin tonë u ul afërsisht me 31.316 (m3).
Një pjesë e madhe e fondit pyjor të vendit janë në zonat e mbrojtura të cilat janë një potencial i lartë i zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Në vitin 2019 zonat e mbrojtura zënë një sipërfaqe të përgjithshme prej 523.831/ha ose 30,0 % të sipërfaqes së fondit pyjor dhe rreth 18,0 % të sipërfaqes së përgjithshme të vendit. Në vitin 2019, ka pasur ndryshime në numrin e zonave të mbrojtura, pasi për miratimin e listës së rishikuar të monumenteve të natyrës Shqiptare, është bërë rishqyrtimi i kësaj kategorie.
Ndryshimit e klimës dhe sjelljet ekstreme të motit kanë rritur se tepërmi rreziqet nga zjarret. Edhe pse në zonën e kuqe të rrezikut Shqipëria ende nuk e ka një flotë të denjë të mbrojtjes civile që të mund të mbrojë pyjet nga katastrofa të tilla natyrore.
Në vitin 2016 me një VKM të posaçme qeveria transferoi në pronësi të bashkive fondin e pyjeve dhe të kullotave publike. Por pushteti lokal ndërkohë nuk ka kapacitet e duhura të tilla si burime njerëzore, fonde dhe mjete për të monitoruar pyjet, sidomos për t’i mbrojtur ato nga zjarret dhe ndryshimet klimaterike./Monitor
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
Sondazh
Për herë të katërt! Kapet 7.7 kg kokainë në konteinerin me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ në Portin e Durrësit, vint
DURRËS–Kapet sërish një konteiner i firmës ‘Alba Exotic Fruit’! Ditën e sotme është gjetur në portin e Durrësit një konteiner me banane i cili brenda kisht...
KËRCËNOI me armë të dashurën jetime, DETAJET nga ngjarja e rëndë në Korçë, i riu u bë xheloz se ajo doli me shokët
KORÇË– Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një 21-vjeçar kanosi me armë zjarri automatik dy vajza të reja. I ri...
SHPËRTHIMI i fuqishëm/ Zjarri përkeqësohet në fshatin Bestrovë, i moshuari: Mos rrini këtu se bie bomba, ja e dëgjuat
VLORË– Teksa në Vlorë banorët po përballen me zjarret, një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata. Ndërsa gazetari i ‘Top Channel’ pyeste një banor të...
SKANDALI me tenderat e uniformave të policisë, SPAK merr në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme
TIRANË– SPAK ka vendosur të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Në pyetje ës...
‘Tuneli’ 5 në sheshin ‘Shqiponja’ shkakton trafik dhe kaos në Tiranë! PAMJET, mjetet krijojnë radhë
TIRANË– Hapja e ‘tunelit 5’ në sheshin ‘Shqiponja’ nuk ka përmirësuar aspak trafikun. Video e ‘Dosja.al’ tregon s...
Digjet një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë në Krujë
KRUJË– Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdes...
FOTO+VIDEO/ E reja donte të hidhej e të vriste veten, polici shqiptar bëhet hero në Maqedoninë e Veriut, i shpëton jetën
KUMANOVË- Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë vetën duke tentuar të hidhet nga një ndërtesë e disa katëshe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Por fatmi...
Kërcënoi me automatik 15 dhe 20-vjeçaren në Korçë, arrestohet i riu
KORÇË– Një 21-vjeçar ka kërcënuar me armë zjarri dy vajza në Korçë. I riu është arrestuar në flagrancë nga policia. Ngjarja ka n...
Përndiqte një 35-vjeçare! Arrestohet i riu në Berat, në 2011 tentoi të kryente seks me dhunë me një vajzë (EMRI)
BERAT– Vasil Sani është arrestuar nga policia në Berat, pasi akuzohet për ‘përndjekje’. I riu dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare në qytet.Sani ësht...