Aktualitet

KËRCËNOI me armë të dashurën jetime, DETAJET nga ngjarja e rëndë në Korçë, i riu u bë xheloz se ajo doli me shokët

7 Shtator 2021, 11:02 Nga DOSJA
KËRCËNOI me armë të dashurën jetime, DETAJET nga

KORÇË– Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Korçë, ku një 21-vjeçar kanosi me armë zjarri automatik dy vajza të reja. I riu Donald Lato, nga fshati Gjonomadh i Korçës, kishte lidhje intime me 15-vjeçaren, që kanosi me armë.

Ngjarja ka ndodhur për arsye xhelozie, ku dy të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin.  “BalkanWeb” raporton se pas zënkës, vajza ka dalë e shoqëruar me shoqen e saj 20-vjeçare dhe disa persona të tjerë dhe kjo ka bërë që i riu të nxirrte armën.

Arma nuk është gjetur ende, por policia vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mësohet se 15-vjeçarja jetonte me gjyshërit, pasi ishte jetime.

Prindërit e saj janë vrarë në vitin 2014, në masakrën e Gjonomadhit, ku mbetën viktima 4 persona, për shkak të tradhtisë.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet donald lato kercenim me arme ne korce korce donald lato kercenim me arme ne korce korce

Sondazh

Poll