Aktualitet

KAOS NË POGRADEC! Ndalohet furgoni me dhjetra klandestinë, efektivi me armë në dorë i kërcënon, emigrantët shpërthejnë

7 Shtator 2021, 12:17 Nga DOSJA
KAOS NË POGRADEC! Ndalohet furgoni me dhjetra klandestinë, efektivi me

POGRADEC–Pamje çnjerëzore janë regjistruar sot në Pogradec, pikërisht disa ditë pasi “predikohet” se Shqipëria njihet si vendi ku shtëpia i përket Zotit dhe mikut. Por mesa duket jo në të gjitha rastet. Sot 21 klandestinë i kanë ‘shpëtuar’ nga duart Policisë në Pogradec, që i kishte grumbulluar të gjithë brenda një furgoni të bardhë për t’i transportuar në Komisariatin e qytetit.

Të ngjeshur me njëri-tjetrin, emigrantët kanë nisur që të godasin derën për t’i shpëtuar Policisë, por menjëherë janë kërcënuar me armën e një efektivi, i cili e ka nxjerrë nga brezi duke e përdorur për t’i mbajtur “urtë”. Megjithatë presioni nuk ka funksionuar pasi emigratët kanë mundur që të hapin derën e furgonit duke u arratisur me vrap nga efektivët e Policisë së qytetit.

2 efektivët e Policisë që shoqëronin grupin me të parë që të gjithë u larguan me vrap, u dorëzuan duke i lënë të largohen, madje njëri qëndron me pistoletë në dorë ndërsa i ndjek me sy të gjithë të “arratisurit”.

Pas disa minutash, bëhet e mundur kapja të gjithëve, në zonën ku ndodhet Kisha e Re në qytet, ndërkohë që njoftohet se Policia ka identifikuar edhe drejtuesin e furgonit që u kishte premtuar transportin nëpër Shqipëri drejt vendeve të BE-së. Kështu që në pranga ka përfunduar Enrik Shyti, i cili dyshohet se ishte shoferi i furgonit të bardhë. Shyti iu kishte premtuar 21 emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit. Po ashtu, Policia bën me dije se 21 emigrantë janë kapur sërish dhe ndodhen në komisariat.

Një numër i lartë emigrantësh të paligjshëm janë kapur në vendin tonë, të përdorin Shqipërinë si tranzit për të shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërkohë që Policia i ndjek në çdo hap, në kuadër të operacionit “Perimetri”.

(k.m/F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klandestine ne pogradec klandestinet brenda furgonit ne pogradec operacioni perimetri pogradec klandestine ne pogradec klandestinet brenda furgonit ne pogradec operacioni perimetri pogradec

Sondazh

Poll

Aktualitet 7 Shtator 2021, 11:50

DURRËS– Policia e Durrësit ka dhënë njoftimin zyrtar për sasinë e kokainës e cila u gjet në Port. Konfirmohet se në kontenjerin me banane janë gjetur...