Aktualitet

SKANDALI me tenderat e uniformave të policisë, SPAK merr në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme

7 Shtator 2021, 10:06 Nga DOSJA
SKANDALI me tenderat e uniformave të policisë, SPAK merr në

TIRANË– SPAK ka vendosur të marrë në  pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Në pyetje është marrë Aurora Mulla, inxhinieren tekstile në Ministrinë e Brendshme dhe Ylber Pjetërnikaj. Këto dy persona janë nën hetim për abuzimin me tenderin e uniformave të Policisë me vlerë 2.8 miliardë lekë. Pjetërnikaj ka rezultuar të ketë hequr dorë nga tenderi në momentin kur ka kuptuar se ka pasur parregullsi.

Po ashtu dhe Mulla është tërhequr nga procedurat për shkak të këtyre parregullsive, megjithatë, në asnjë rast këta persona nuk kanë denoncuar këto parrëgullsi.

Lidhur me skandalin, SPAK arrestoi 8 zyrtarë e ish-zyrtarë të Ministrisë së Brendshme lidhur me abuzimin dhe parregullsitë që ata kanë bënë për tenderin e uniformave të policisë të hedhur në verën e 2020-s për katër vitet e ardhshme. Gjatë hetimit, sipas SPAK, janë konstatuar shkelje të rregullave të prokurimit publik nga anëtarë të Njësisë së Prokurimit në atë kohë në Ministrinë e Brendshme si Flutura Çekrezi, Anisa Bogdani, Ani Omuri, Kleviz Hasani dhe anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Kreshnik Bejkaj, Fatmir Demneri, Mariglen Buzali, Gëzim Mingaj.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aurora mulla ylber pjeternikaj aurora mulla ylber pjeternikaj

Sondazh

Poll