Për herë të katërt! Kapet 7.7 kg kokainë në konteinerin me banane të ‘Alba Exotic Fruit’ në Portin e Durrësit, vint
7 Shtator 2021, 11:22Nga DOSJA
DURRËS–Kapet sërish një konteiner i firmës ‘Alba Exotic Fruit’! Ditën e sotme është gjetur në portin e Durrësit një konteiner me banane i cili brenda kishte 7.7 kg kokainë. Kokaina kishte ardhur nga Eduadori, ndërsa 8 pakot me kokainë janë gjetur në pjesën fundore te kapakët e motorrëve frigoriferike. Konteineri kishte mbërritur në Portin e Durrësit prej disa ditësh.
Në muajin korrik është bërë arrestimi në flagrancë i Bajron Gumeni (menaxheri i firmës) dhe është shpallur në kërkim administratori i firmës Eduart Dauti.
Ka qenë Task Forca permanente që operon në Portin e Durrësit vijon veprimet hetimore, nën drejtimin e SPAK-ut që ka ushtruar kontroll të imtësishëm në një nga kontenierët e ngarkuar me banane i ardhur nga Ekuadori. Si rezultat i kontrollit të imtësishëm në pjesën fundore te kapakët e motorëve frigoriferike, u gjetën dhe u sekuestruan 8 pako me lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Kjo është hera e 4-të që në konteinerët e kompanisë së Eduard Dautit gjendet kokainë. 3 herë më parë në kontejnerë i janë gjetur 137 kg, 11.6kg dhe 6.5 kg kokainë.
(a.b)/dosja.al
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
VLORË– Teksa në Vlorë banorët po përballen me zjarret, një tjetër rrezik që u pa në kamera i kanos ata. Ndërsa gazetari i ‘Top Channel’ pyeste një banor të...
TIRANË– SPAK ka vendosur të marrë në pyetje dy zyrtarët e Ministrisë së Brendshme, që kanë pasur lidhje me tenderin e uniformave të policisë. Në pyetje ës...
KRUJË– Një magazinë me bazë ushqimore për blegtorinë është shkrumbuar totalisht në fshatin Bubq të Krujës. Dyshohet se magazina ka marrë flakë nga pakujdes...
KUMANOVË- Një vajzë e re ka tentuar që të vrasë vetën duke tentuar të hidhet nga një ndërtesë e disa katëshe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut. Por fatmi...
BERAT– Vasil Sani është arrestuar nga policia në Berat, pasi akuzohet për ‘përndjekje’. I riu dyshohet se ka përndjekur një 35-vjeçare në qytet.Sani ësht...
VLORË– Dy vatra zjarri janë aktivizuar në dy fshatra në Vlorë. Në fshatrat Panaja dhe në Bishan janë djegur ullishte dhe një stan. Dyshohet se zjarret janë...
TIRANË– Pamjet që po shikoni vijnë nga rruga “Shkëlqim Fusha”, aty ku u aksidentuan dy efektivët e forcave “Shqiponja”. Trupat e policëve shihen të shtrirë...