Sport

Skandaloze: Brazili, kampioni botëror i budallenjve…

7 Shtator 2021, 05:33 Nga DOSJA
Skandaloze: Brazili, kampioni botëror i budallenjve…

BRAZIL – Ky është titulli kryesor i gazetës argjentinase “Ole”, që i referohet skandalit, që çoi pas 5 minutash në ndërprerjen e ndeshjes Brazil-Argjentinë. Kjo për arsye se autoritetet shëndetësore braziliane pretendonin, që katër futbollistë argjentinas kishin thyer rregullat anti-Covid.

Mësohet se katër lojtarët argjentinas, që nuk respektuan karantinën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, po hetohen nga policia federale braziliane për gënjeshtra në deklarimet e tyre. Kjo u njoftua nga “GloboNews”, sipas së cilës, ka nisur hetimi kundër Emiliano Martinez, Emiliano Buendia, Cristian Romero dhe Giovani Lo Celso.

Të katër do të hetohen gjithashtu për mosrespektimin e rregullave shëndetësore. Policia theksoi se lojtarët dhe stafi teknik i kombëtares argjentinase, e dinin se nuk mund të dilnin në fushë dje kundër Brazilit, në ndeshjen e pezulluar pas 5 minutash lojë.

Sakaq, sipas “Daily Mail”, Tottenham nuk i ka dhënë leje Romeros dhe Lo Celsos, dy nga lojtarët që shkelën rregullat anti-Covid për të hyrë në Brazil, për t’u bashkuar me ekipin kombëtar të Argjentinës.

Për këtë arsye, dy lojtarët do të gjobiten pas kthimit në Angli. Ndërkohë Emiliano Martinez, Emiliano Buendia të Aston Villas, janë larguar nga Argjentina, për të ndaluar fillimisht në Kroaci para se të fluturojnë për në Angli.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “globonews” brazil argjentine cristian romero dhe giovani lo celso daily mail emiliano buendia emiliano martinez gazetës argjentinase “ole” tottenham “globonews” brazil argjentine cristian romero dhe giovani lo celso daily mail emiliano buendia emiliano martinez gazetës argjentinase “ole” tottenham

Sondazh

Poll