Sport

Ultimatum Artetës, 3 ndeshje 3 fitore, trajneri italian po pret

7 Shtator 2021, 05:36 Nga DOSJA

ANGLI – Arteta do të largohet nëse nuk arrin të fitojë tre ndeshjet e tij të ardhshme në Premier League, siç shkruajnë mediat britanike.

Sidoqoftë, pretendimet janë hedhur poshtë. Federico Pastorello, një agjent i afërt me Conte, tha: “Thashethemet për para-marrëveshjen e Arsenalit nuk janë të vërteta.”

Raportet gjithashtu janë rrëzuar nga gazetari i specialist i transferimeve Fabrizio Romano.

Këto zëra po shfaqen në një periudhë të “Topçinjve” që kanë bërë një fillim të mjerueshëm në sezonin e ri. Aktualisht ndodhen në fund të ligës me zero pikë dhe tre humbje.

Njëra prej këtyre humbjeve ishte demoralizuese, 5-0 nga Manchester City, takim në të cilin Granit Xhaka doli me karton të kuq.

Arsenali humbi ndeshjen e parë 2-0 kundër Brentford, dhe më pas me të njëjtin rezultat ndaj rivalëve të Londrës, Chelsea, pastaj erdhi rradha e Cityt.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll